Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i shqetësuar pasi sipas tij Qeveria nuk ka reaguar pas rastit të helmimit te qytetarëve në Komunën e Deçanit.
Tahiri duke uruar shërim për të gjithë të helmuarit ka premtuar se do të jenë zëri i tyre në Kuvend.
“Të gjithë të helmuarve u urojmë shërim të shpejt dhe u themi që nuk do të jemi vetëm do të ngriti zërin tuaj edhe në Kuvend”, është shprehur ai.
Tutja ai e ka quajtur të pakuptueshme dhe të çuditshme që kryeministri edhe pas tri ditësh raportim për mbi 100 njerëz të helmuar nuk ka dhënë ndonjë reagim.
“Është e pakuptueshme dhe e paprecedentë që për tri ditë rresht të raportohet që ka pasur helmim, që numri ka shkuar mbi 100 mijë njerëz dhe kryeministri mos të ketë asnjë reagim”
“Është e çuditshme”, ka thënë Tahiri.
Megjithatë, pas deklaratës së Tahirit, kryeministri Albin Kurti, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se gjendet në vizitë zyrtare dhe s’ka mundur të jetë pranë qytetarëve por që ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.
Mirëpo, ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për t’u informuar në lidhje me situatën në Deçan.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...