Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se tenderin 5 milionësh të cilin e ka fituar Blerim Kuqi i AAK’së, është finalizuar në kohën e Qeverisë Kurti
Ndërkohë Tahiri gjithashtu tha se qeveria aktuale e koalicionit LDK-AAK-Nimsa nuk ka asnjë aferë të korrupsionit.
“Blerim Kuçi e ka marrë tenderin 5 milionësh në kohën e Qeverisë Kurit”, është shprehur Tahiri.
“Qeveria Hoti nuk e ka asnjë aferë të korrupsionit”, ka thënë Tahiri në Dukagjin.
Duke folur për situatën aktuale politike në vend, Tahiri thotë se AAK nuk e ka ndërmjet të tërhiqet që Ramush Haradinaj ta merr pozitën e presidentit.
“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Le ta zgjedhin presidentin mbi 100 deputetët tjerë që janë në Kuvend pa AAK-në”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i parë thotë se diskursi publik në Kosovë ka ndryshuar pasi Gjykata Speciale ka dalë me aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit.
“Në këto rrethana të rënda Haradinaj ka kapacitetin, lidershipin njohurinë për të qenë president dhe për të krijuar stabilitetin në Kosovë, pasi vet ka kaluar nëpër këto procese…Në këto rrethana ne kemi një ofertë, që nuk pranohet oferta shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...