Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sonte një takim me përfaqësues të komunitetit kulturor të komunës, ku diskutoi mbi rëndësinë e kulturës në zhvillimin shoqëror dhe sfidat me të cilat përballen artistët lokalë.
Osmani falënderoi pjesëmarrësit për përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë Fushë Kosovën dhe nënvizoi potencialin e madh kulturor që ka qyteti.
“Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë”, tha Osmani, duke shtuar se kultura mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë artistët dhe komunitetin për kontributin e tyre dhe theksoi angazhimin e tij për të mbështetur krijimtarinë vendore.
Takimi përfundoi me mesazhin e kandidatit: “Fushë Kosova PËRTEJ!”, duke nënvizuar vizionin për një komunë më dinamike dhe kulturore.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë