Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me ekipin e tij ka takuar banorët pranë Stacionit të Trenit, ku ka prezantuar pjesë të programit qeverisës dhe ka diskutuar për ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme. Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës”, ka deklaruar Osmani.
Gjatë takimit, banorët kanë shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.
Me moton e tij “Fushë Kosova PËRTEJ!”, Osmani ka theksuar se prioriteti i tij është ndërtimi i një programi qeverisës të bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...