Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Pavel Bilek, njofton zyra e Kryeministrit. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Juraj Melioris.
Ambasadori Bilek tha se agjenda e qeverisë aktuale është e admirueshme sepse është shumë e përafërt me agjendën evropiane. Ai uroi që të vazhdojë implementimi sa më i mirë i saj gjatë mandatit të qeverisë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër integrimit në BE.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se puna në drejtimin e agjendës evropiane ka filluar në premisa të duhura dhe po shkon mirë, duke marrë parasysh riaktivizimin e strukturave të ndryshme për mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjeve që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës, si dhe motivin që ministritë e linjës kanë për të përmbushur obligimet e tyre.
Ndër tjerash, në takim u diskutua edhe për statusin e implementimit të MSA-së si dhe dialogun Kosovë – Serbi./arbresh.info/

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë