Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçit për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.
“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë dhe LDK duhet me qenë e vetëdijshme për të gjitha veprimet”, ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se në procesin e zgjedhjes së presidentit, elementi kyç është arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.
“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai në debat plus.
Mustafa ka shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër, në rastin e zgjedhjes së presidentit, prodhon të njëjtin efekt.
“Pra, e krijon kuorumin, votove a s’votove e krijon kuorumin, rezultati është i njëjtë, zgjidhet ose nuk zgjidhet presidenti”, ka thënë ai.
Në fund, Mustafa ka theksuar se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm edhe në rast se kryeministri Albin Kurti synon rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, duke nënvizuar se një proces i tillë kërkon marrëveshje me partitë e tjera politike.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...