Besarta Jashari ka vizituar Kongresin Amerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me Vasfije Krasniqin.
Këtë njoftim e ka dhënë vetë ajo në “Facebook”. Jashari ka shkruar: “Në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kisha kënaqësinë ta vizitoj Kongresin Amerikan.
E nderuar, takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribuojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren, mes të tjerash, takuam kongresmenin Collin Allred, i cili, përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë, premtoi që do të angazhohet për sigurimin e një rezolute e cila do të mundësojë hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.
Për krimet serbe në shekullin e kaluar ne nuk do të heshtim që kjo histori kurrë mos të përsëritet.
Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve t’ua dhuroj librin ‘NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999’ të autorëve prof. dr. Nusret Pllana dhe MSC. Agim Aliçkaj.
Krahas kësaj, asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari heroizmin dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si frymëzim për atdhedashurinë.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe ShBA-në!”.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...