E mbijetuara e vetme e familjes Jashari, Besarta, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së dekoratave nga presidentja e shtetit Vjosa Osmani, pati një kërkesë.
“Sot, në festën e 17 vjetorit të pavarësisë dhe në prag të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK, u përcjellë kërkesën time personale. Mos pranoni kurrë përçarje, jemi një”, tha Jashari.
Këtë ajo e lidhi me një thënie të xhaxhait, Rifat Jashari që thotë “Kur kombi shqiptar është i bashkuar, neve na flladitet zemra”.
Ajo në këtë ngjarje ka zgjedhur të kujtojë edhe thënie të komandantit legjendar, Adem Jashari, që 34 vjet më parë u kishte thënë profesorëve të Akademisë Ushtarake në Shqipëri.
“Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj, për nder të 17 vetorit të Pavarësisë, festën e madhe për gjithë shqiptarët. Duke qenë se prezenca ime lidhet me atë që përfaqësoj, më lejoni të lidhë këtë fjali me një thënie të axhës Adem, “Ndoshta fitohet liria me laps, por neve në Kosovë na mungojnë varrezat e dëshmorëve”. Këtë ia kishte thënë profesorëve të Akademisë Ushtarake në Shqipëri në vitin 1991”, tregoi Jashari në këtë ceremoni.
Ajo tha se rruga deri më 17 shkurt 2008 nuk ka qenë e lehtë.
“Përpos nevojës dhe kërkesës për liri, është dashur veprim edhe vetëmohim. Andaj, faleminderit secilit. Faleminderit edhe kombeve që na kanë besuar dhe na kanë mbështetur. Faleminderit edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari./rtk
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...