Takim me kryetarin e Aleances Kosova e Re, ish presidentin e Republikes se Kosoves z. Behxhet Pacolli!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim te veçante Kryetarin e Aleances Kosova e Re, ish presidentin e Republikes se Kosoves z. Behxhet Pacolli, Kryetaren e Komunes se Gjakoves, ish zv/kryeministren e Republikes se Kosoves zonjen Mimoza Kusari Lila, kryetarin e Mitrovices z. Agim Bahtiri si dhe bashkepuntore te tjere te afert te tij.
Ne takim diskutuam gjeresisht mbi rendesine jetike te integrimit te Shqiperise dhe Kosoves ne BE, nepermjet realizimit te standarteve europiane. E urova zotin Pacolli per titullin e larte dhe te merituar “Nderi i Kombit” qe i akordoi sot Presidenti Republikes z. Bujar Nishani per veprimtarine e tij te shquar dhe kontributin e çmuar dhene per ceshtjen kombetare, njohjen dhe konsolidimin e Kosoves dhe rolit te saj ne bote. Zoti Pacolli me shprehu falenderimet per mbeshtetjen e rendesishme dhene Kosoves dhe me ftoi te vizitoje Kosoven. Takimi ishte i hapur dhe miqesor!, shkruan në një postim të bërë në rrjetin social Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/423017204525859
Caktohen dy shtete që do të jenë nikoqire të Kampionatit Evr...
Politikani serb: Kosova të garantojë sigurinë e serbëve në v...
Shqipëria U21 publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese t...
Disa eurodeputetë propozojnë ngrirjen e fondeve të BE-së për...
Kuvendi për 6 muaj shpenzoi mbi 3.8 milionë €, opozita me kr...
Zvicra-Kosova, Federata zvicerane cakton lokacionin se ku do...