Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë çfarë dinë për rastin e Grupit Kumanova.
Berisha ka thënë, në një shkrim në Facebook, se Presidenti, Kryeministri, AKI dhe MPM duhet deklarohen për rastin e Kumanovës.
Postimi i plotë:
Nëse deri sot nuk kanë folur institucionet e Kosovës, ata duhet sot me thënë atë çka e dinë për rastin e Kumanovës, dhe jam shumë i bindur se dinë shumë. Nuk duhet lejuar që shtetasit tonë me u bë monedhë kusuritje për llogari të politikave të brendshme kriminale të maqedonasve!
Nuk e kanë parandaluar edhe pse kanë mundur, atëherë duhet t’i tregohet e vërteta opinionit për rastin e Kumanovës!?
Kemi edhe obligim ligjor e kushtetues me u dalë në mbështetje qytetarëve tanë kudo që janë dhe në çfarëdo situate që janë…
Presidenti, kryeministri, AKI dhe MPM duhet deklarohen për rastin e Kumanovës.
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...