Avokati Besnik Berisha ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se kryetari i saj, Isa Mustafa.
“LDK nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se Isa Mustafa”, është shprehur Berisha.
Ai tha se “Mustafa ka dalë në zgjedhje vet i 120’ti, i ka pri secilit manifestim të LDK’së”.
Tutje, Berisha në emisionin Pressing të T7, tha se kjo është sfidë për Mustafën dhe se ai do duhej të sakrifikohet për këtë post.
“Unë dyshoj që për të është sfidë, ai do duhej të sakrifikohej. Unë do ia kërkoja këtë”, ka thënë Berisha.
Avokati Berisha madje akuzoi Qeverinë e Kurti se edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje po i paguajnë me paratë e shtetit.
“Kjo qeveri edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje paguhet me pare të ministrisë”, shtoi Berisha.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK