Berisha- Kurtit: Votat e mëdha i ke marrë kur je bërë me jugosllavi

14:35 | 16 Qershor 2022
A Z

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, votat më të mëdha i ka marrë siç tha ai kur është bërë me jugosllavinë.

Berisha tha se Kurti u mundua të merrtë vota me bashkimin kombëtar por nuk ia kishte arritur.

Sipas tij Kurti sa më shumë që i bën nervoz veteranët e fiton mbështetjen e këtyre tjerëve.

“Kryeministri Albin Kurti, pati provuar të marrë vota me bashkimin kombëtar me Adem Demaçin e me vlera kombëtare por nuk ja arriti. Votat e mëdha i ka marrë kur është bërë me ata tjerët që janë shumëm ata janë shumë. Me jugosllavi Albin. Ti je i mençur. Ti e kupton shumë mirë këtë punë. Sa më shumë t’i bësh nervoz veteranët ti dhe ai Murati ty të shtohen radhet e këtyre tjerëve kështu në prapavijë. Ata në heshtje të përkrahin fortë. Ti e din se duhet të ua bësh argatin dhe të jesh i besueshëm për ata njerëz” – theksoi ai.

“Nuk thash që i gjithë populli janë ashtu, por goxha do janë ashtu dhe ti po mundohesh me përfitu dhe ti saktë po thua atë çka thash unë. 60 mijë veteranë nëse jam, ndahen nëpër të gjitha partitë nga pak, a ata nuk ndahen, ata e duan vetëm një lider të besueshëm, ty të dojn, e ti po ua dëshmon që ti je për ta, “qy çka u bëjë unë ktyre që luftojnë për lirinë e vendit”-tha në fund deputeti i AAK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, i cili tha se tha se “në 89-ten mija studentë në protesta thoshin tri herë poshtë Millosheviqi, e mixha i njërit këtu që s’po ia përmendi emrin thoshte një herë poshtë Millosheviqi, e tri herë poshtë ai që s’po ia përmendi emrin”.

“Nuk ka çka të duhet kjo. Sapo e ofendove popullin. Shumica dërmuese gjithmonë kanë qenë kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Mos e ofendo as popullin e as mua”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se oferta për takim me veteranët është konkrete dhe në rast se duan ta kritikojnë, atëherë le të thirret seanca për këtë.