Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, ka ironizuar me thirrjen e KEDS për t’u larë nga dy persona për të kursyer rrymë.
Berisha, si me shaka, e arsyetoi vonesën e tij në emision pasi tha se “iu desht t’i thërrasë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush”.
“Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu desht me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue?”, u shpreh ai në Kanal10.
Tutje, ai ka “sulmuar” edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i izolojnë shtëpitë e tyre për shkak të dimrit të ftohtë që pritet të mbizotërojë në vend, e krizës për energji.
“Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, ka thënë ai.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...