Deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, e ka quajtur të padrejtë inkasimin e mjeteve financiare për mospagesën e energjisë elektrike nga komuniteti serb në veri të vendit qytetarëve të Kosovës.
Berisha ka thënë se zyra e rregullatorit të energjisë duhet urgjentisht të sqarojë opinionin se pse po ndodh kështu.
“Kryeprokurori i shtetit me të kuptuar lajmin se që nga paslufta në mënyrë të padrejtë qytetare ju inkasohet mjete financiare për të kompozuar mospagesën e energjisë elektrike nga komuniteti serb në veri të vendit, të filloi hetimet… Zyra e rregullatorit të energjisë elektrike /ZREE/ duhet urgjentisht të sqaroi opinionin pse ndodhë kjo, cila është baza ligjore apo nga kush është shtyre të veproi kështu? Pas skandalit se mbi 25 mijë qytetar vidhen nga matësit e energjisë elektrike KOHLER dhe askush nuk jep përgjegjësi ky është skandali më i rëndë që ndodhë në vendin ton, ku qytetari i varfër i Kosovës vidhet në mënyrë ,,institucionale,, dhe heshtin të gjithë, bashkë me organet e drejtësisë dhe atyre që janë të thirrur me luftuar krimin e organizuar !”ka shkruar Berisha në facebook./arbresh.info/
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...