Disa institucione të vendit kanë dështuar në menaxhimin e gjendjes së të helmuarve në Deçan.
Kështu tha , Bekë Berisha Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë ku po mbahet rreth situatës në Komunën e Deçanit, shkruan arbresh.info.
Berisha tha se në bazë të raporteve nga qendra e mjekësisë dhe FSK-së, tha se deri tash kanë kërkuar ndihmë mbi 1434 pacient.
” Ka pesë ditë që në Komunën e Deçanit ka ndodh një helmim ku janë përfshirë rreth 1434 persona. Unë kam komunikuar më FSK-në dhe komunën dhe kam marr raport, por s’kam marr raport prej institucionit të menaxhimit të emergjencave. Disa institucione kane dështuar në këtë raste. Kryeministri është dashtë me i përfshi të gjitha institucionet në këtë çështje”, u shpreh ai.
Deri më tash sipas tij, vetëm një ekip i FSK-së ka ndihmuar në këtë çështje.

“Prej kontigjentit të medikamenteve nga Ministria e Shëndetësisë ka barna për 10 ditë. Nuk ka pas koordinim dhe janë sfidu të gjitha kapacitetet e vendit. Isha dashtë më shiku se çka është ky raste a sulm terrorist apo çka është”, tha Berisha ./arbresh.info/
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës