Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se demonstrimet në veri nga forcat serbe nuk e trembin askënd në Kosovë.
Berisha duke folur për situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit për targa me Serbinë, shtoi se Policia e Kosovës në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak është duke e zbatuar ligjin.
Deputeti i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos bie pre e provokimeve të serbëve në veri.
“Demonstrimet nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovarë. Kjo Qeveri nuk duhet të bie pre e provokimeve serbe, por të jetë e vendosur dhe e përkushtuar për sigurinë e saj”.
Sipas tij, gjendja e sigurisë në vend është në kontroll të plotë nga institucionet e sigurisë, raporton EO.
“Këto praktika janë të njohura për neve, por ne jemi të vendosur që të zbatojmë rendin dhe ligjin”, përfundoi ai.
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë