Gazetari, Ridvan Berisha, vlerëson se në Prishtinë nuk do të definohet fituesi në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2021.
Sipas tij, shumica e sondazheve të publikuara janë jo empirike, prandaj thotë se do të jetë një situatë e pa parashikueshme.
“Garë e vështirë në Prishtinë meqenëse rreth 30 për qind e votuesve ka të ngjarë që ende kanë hamendje, përkatësisht janë të papërcaktuar se për cilin kandidat duhet të votojnë të dielën. Përtej sondazheve empirike, e më shumë jo empirike, gara është e paparashikueshme për leximin tim. E diela në darke mund të prodhojë rezultat me bilanc befasie, gjithsesi se do të kemi balotazh”, shkruan Berisha në Facebook.
Të dielën qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 e mëngjesit, dhe sipas sondazheve në shumica e komunave do të shkojnë në balotazh.
Raundi i dytë i votimit do të mbahet pas katër javëve nga dita e zgjedhjeve, konkretisht më 14 nëntor./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi