Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në fjalën e tij të mbajtur në këtë Konferencë ministri Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të
zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.
“Kosova ka kapcitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e tekonlogjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shëndrrojnë në ekonomi të dijes që është garnaci për zhvillim të qendrueshëm ekonomik”, thesoi ministri Beqaj në këtë konferencë.
Ministri Beqaj, në fjalën e tij ka përmendur edhe rastet specifike të të rinjve të Kosovës që kanë shënuar rezultate në fushën e tekonlogjisë dhe inovacionit, duke
potencuar se Kosova njihet si vend, popullësia e të cilit ka qasje të madhe në internet. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe
marrjes së përvojave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga vendet e BE-së që kanë përvojë më të gjatë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke ftuar edhe donatorët që të investojnë në Kosovës në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ndërsa në të po marrin pjesë ministrat e inovacionit të vendeve të rajonit
Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj sot do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen