Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj, ka theksuar se me 24 gusht do të formohen institucionet e vendit.
Ai në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se janë bërë shumë debate dhe biseda ndërmjet akterëve politike, të cilat kanë orientim pozitiv për vendin.
“Ne jemi të bindur që kur koalicioni PAN e propozon Veselin për kryetar të Kuvendit, do t’i kemi votat. Ne po flasim për konsultime të gjëra politike. Besoj që është e rëndësishme të kuptohet se deputeti është i lirë të marrë vendime individuale, sepse votuesit ia kanë dhënë besimin. Nuk lejohet maltretimi i deputetëve dhe shtyrja e tyre për qëndrime të tilla”, ka theksuar Beqaj.
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...