Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se me zyrtarë të BE-së ka diskutuar për dëshminë e popullit serb të Kosovës që Asociacioni serb i Komunave të formohet sa më shpejt.
“Është dëshirë e madhe e nacionalitetit serb që kjo çështje të zgjidhet sa më parë”, ka thënë Gjuriq pas takimit me bashkëpunëtorët më të afërt të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, transmeton B92.
Ai ka theksuar se bashkëbiseduesve u ka thënë se Prishtina po vonon zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Brukselit në disa pika.
“Jo vetëm se po vonon me formimin ASK-së, por kemi edhe shtyrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me energjinë, Telekomin dhe trafikun ajror”, ka theksuar Gjuriq
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...