Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik.
Tutje Ben Meir, ka shtuar se qeveria e Kosovës duhet të tregojë se nuk bën dallime mes këtyre dyjave.
Ai ka deklaruar se qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se këta serbë janë qytetarë të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik. Qeveria duhet të tregojë se nuk bën dallime mes këtyre të dyjave, duke pasur parasysh faktin se këta serbë janë qytetarë të vetë Kosovës”, ka thënë Ben Meir./arbresh.info/
#Kosovo’s government, led by Kurti, should do everything it can to treat ethnic Serbians in northern Kosovo just like any ethnic Albanian. The gov’t needs to demonstrate that it doesn’t differentiate between the two, given the fact that these Serbs are citizens of Kosovo itself. pic.twitter.com/OFE9ylPlF0
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) September 17, 2022
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...