Bekim Jashari, i biri i Hamëz Jasharit, ka uruar xhaxhin e tij, Rifatin, për ditëlindjen e 79-të, me urimin e veçantë se e ka përmbushur me nder dhe besë amanetin e vëllezërve për familjen, fëmijët dhe Prekazin.
Në postimin e tij prekës, Bekimi ka shkruar për ditëlindjet që Rifati dhe kryeheroi Adem Jashari, i festonin bashkë.
“Ditëlindjet i kishit afër dhe i festonit bashkë me Kryekomandantin Legjendar Adem Jashari ashtu siç e kishit bashkë edhe atdhedashurinë, burrërinë dhe vendosmërinë për t’i dalë Zot Kosovës.
Me armët dhe municionin tënd në Prekaz e Drenicë po shkruhej historia, megjithëse shumë dëshiroje që të ishe edhe ti bashkë me ta, sikurse në natën e vitit 1991 gjatë sulmit të parë mbi familjen, ku bashkë me babën Shaban dhe Kryekomandantin e babushin e shporrët gjithë atë artileri të rëndë të Serbisë. “
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë