Bekim Jashari ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me familjen në Prekaz para nisjes së Epopeja e UÇK-së.
Ai ka treguar se bisedën e fundit me familjen e kishte zhvilluar më 3 mars 1998, pak ditë pas masakrës në Likoshan dhe Qirez, ngjarje që, sipas tij, e kishte prekur thellë Adem Jashari.
Sipas Jasharit, në atë bisedë ai e kishte pyetur për gjendjen e armatimit dhe qëndrueshmërinë përballë sulmeve.
“Bisedën e fundit me familjen në Prekaz e kisha më 3 mars 1998, pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë babushin. E pyeta si qëndronin me armatim dhe ai m’u përgjigj: “Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë.
Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta… Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu.”, tha ai.
Ai theksoi se ashtu edhe ndodhi, pasi beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur.
Sipas tij, kjo ngjarje zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua drejt luftës çlirimtare.
“Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare. Ajo rrugë ishte e dhimbshme dhe plot sakrifica, por ishte rruga e drejtë që në fund u kurorëzua me lirinë dhe çlirimin e vendit tonë. Ky ishte çmimi i lirisë sonë”, tha ai./Arbresh.info
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?
Hodhi dyshime se ka pëlqim për Brikenën, Ledioni e vë në sik...
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli iu bën thirrje banorëve në...
Apeli vendos për herë të tretë në rastin e 1 milion eurove t...