Para qindra fermerëve të pranishëm në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina”, në Skenderaj, i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shpalosur programin e tij zgjedhor për mandatin e dytë qeverisës, 2021-2025.
Jashari para qytetarëve të pranishëm ka bërë të ditur se, brenda mandatit të dytë, do të mbështeten me grante të ndryshme 6000 fermerë të komunës.
“Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar 2021-2025, në bashkëpunim me organizatat e huaja dhe ato vendore, do të mbështesim rreth 6000 fermerëve në të gjithë sektorët e bujqësisë në vlerë prej rreth 3 milion euro”, tha kryetari Jashari.
Po ashtu Jashari, theksoi në mandatin tjetër të tij qeverisës se do të realizohet projekti milionësh i serrave vertikale, projekt ky i cili ka një koto shumë të lartë dhe do të arrijë të punësoj shumë të rijnë.
“Shumë shpejtë komuna jonë do të bëhet me projektin inovativ të bujqësisë për kultivimin e serrave vertikale me kosto të projekt mbi 12 milion euro, me 200 punëtorë të punësuar nga komuna jonë si dhe fermerët tonë do të trajnohen dhe do të kenë tregun e sigurt për shitjen e produkteve të tyre”, tha nder të tjera Jashari.
Bekim Jashari, në këtë tubim, theksoi e përkrahjen për fermerët do ta bëjnë edhe me ndarjen e një fondi të veçantë për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.
“Kështu duke mbështetur fermerët dhe bujqësinë do të arrijmë zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale”, tha Jashari./arbresh.info/
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...