Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka raportuar punën e kësaj prokurorie për janar –mars 2017.
Beka tha se problematike është ndarja e lëndëve.
Sipas tij, prokurorët e rinj duhet t’i marrin edhe lëndë tjera, t’u ndihmojnë prokuroëve ekzistues, shkruan arbresh.info.
Sipas Kryeprokurorit Beka, viteve të fundit kjo prokurori është mirë në numrin e zgjidhjes së këndëve, krahasuar me prokuroritë tjera.
Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, tha se ndarja e lëndëve bëhet në bazë të rregullores për ndarjen e lëndëve.
Sipas tij, kjo rregullore zbatohet në mënyrë strikte në këtë prokurori.
“Prej kur kam marr pozitën në këtë prokurori, kam filluar me 2000 lëndë, ndërsa kam arritur ta bi në 1609 lëndë, që i bie çdo muaj, kemi zgjidhur nga 100 lëndë”, u shpreh Shala./Arbresh.info.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...