Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka publikuar edhe një fletëvotim nga Mitrovica.
Ai në një postim në Facebook, tha se ky është fabrikim i votave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vazhdojmë me denoncimin e fabrikimit të votave nga VV-ja në Mitrovicë. Fletëvotimi i Qendrës së Votimit, 1108/01 (ish-Shkolla Bujqësore) është gjetur në Qendrën e Votimit 1109/03 (Skënderbeu)”, shkruan ai në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fletëvotimin.
Deputeti i PDK-së edhe një ditë më parë ka publikuar fletëvotim nga Mitrovica pas dyshimeve për manipulim me vota të balotazhit të 9 nëntorit./Arbresh.info
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...