Gjykata e Hagës ia ka kufizuar vizitat ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në mesin e atyre që iu ndaluan vizitat është edhe deputeti i PDK-së Artan Behrami.
Kjo temë mjaft me interes për publikun u trajtua në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.
Behrami në Klan Kosova deklaroi se “të shpallësh ‘i rrezikshëm’ nga Gjykata e Hagës, është nder”.
“Është më shumë fat sesa fatkeqësi, sepse një gjykatë dhe një prokurori që në vazhdimësi është furnizu me dokumente të Serbisë, është furnizu nga MUP-i serb që ka kryer krim dhe gjenocid në Kosovë, është furnizuar dhe nga UDB-ja që ka torturuar shqiptarët për vite, dhe nga një prokurori e tillë nuk pritet diçka”, deklaroi Behrami në Klan Kosova.
Po ashtu bisedë u zhvillua edhe me të ftuarit e tjerë, avokatin Ardian Bajraktari dhe ish-nënkryetarin e OVL UÇK-së Nasim Haradinaj.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...