Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka publikuar pamje të reja që sipas tij tregojnë dyshime për manipulim të votave në Mitrovicë.
Në këto pamje shihet një fletëvotim pa vulë.
Behrami ka shkruar se “keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.”
“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit. Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh. Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor.”, shkroi ai në Facebook.
Në video, sipas Behramit, duket qartë një fletëvotim pa vulë.
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin