Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën, kështu duke hapur rrugën për heqjen e vizave për kosovarët.
Ky komision ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave, atë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe ka treguar luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, kështu duke përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ndodhet në Bruksel duke marrë pjesë ne konferencën për media ku edhe u bë publike raporti pozitiv për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.
““Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës, Pacolli./Arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit