Presidenti i AKR-së, z. Pacolli ka komentuar hulumtimin “Shtabi i Milionerëve” duke thënë se këta persona kanë qenë dikur shtab i luftës e tash të njëjtit qenkan bërë shtab i milionave. “Pra, paska ndërruar edhe objektivi i luftës, luftë për miliona”, shkruan Pacolli në facebook.
Ai tutje tregon se si e ka bërë milionin e parë jashtë Kosovës: “Unë milionin e parë e bëra me shumë vështirësi, punë 35 vjeçare e sakrifica, jashtë shtetit, në një konkurrencë të ashpër të ekonomisë së tregut të lirë, duke konkurruar me mendjet më kreative të botës”.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Duke shikuar në Internet pashë edhe një herë emisionin investigativ “Shtabi i Milionerëve”.
Me siguri shumë qytetarë kanë pyetur si ka ndodhur ky pasurim i shpejtë i këtyre politikanëve që përmendeshin në atë emision. Këta paskan qenë dikur në shtabe lufte, që për qytetarët ishin si sinonim i së mirës dhe krenarisë patriotike kombëtare. Tash këta njerëz qenkan në një shtab tjetër, shtab milionerësh. Pra, paska ndërru edhe objektivi i luftës, luftë për miliona.
Unë milionin e parë e bëra me shumë vështirësi, punë 35 vjeçare e sakrifica, jashtë shtetit, në një konkurrencë të ashpër të ekonomisë së tregut të lirë, duke konkurruar me mendjet më kreative të botës, ndërsa anëtarët e Shtabit të Milionerëve pasurinë e tyre, siç e pashë, e kishin krijuar pa hasur në kurrfarë vështirësie e pa konkurrencë. Unë i habitur pyes: nga ku, nga puna apo Buxheti i Kosovës?
Shumë e fortë qenka Kosova që u paska sjellë shumë fat njerëzve të caktuar të cilët i shohim dhe për të cilët dëgjojmë çdo ditë.
Por ka nje problem, Kosova e udhëhequr nga këta njerëz deri tani nuk u solli këtë fat qytetarëve të vet.
Për fat të keq, ne shumë shpejt, ndoshta do të shohim edhe milionerë të tjerë që u pasuruan nga paratë tona (para që ia kishim dedikuar kauzës tonë në Kosovë) që një pjesë e madhe e tyre kurrë nuk shkuan aty ku duhet.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...