Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar për fjalimin që ka mbajtur dje në Abu Dhabi.
Ai ka shkruar në statusin e tij në facebook se në këtë fjalim kishte folur për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe ndërlikimet në diplomaci.
Statusi i plotë:
Dje pata kënaqesinë të mbajë një fjalim për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe nderlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuader të konferencës “The Neë Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” që u mbajt dje në Abu Dhabi.
Po ashtu sot gjatë ditës pata edhe një takim shumë miqësor me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, Ministër i Shtetit për Tolerancë, me të cilin biseduam për shumë qështje dhe për paqën dhe tolerancën ndernjerëzore.




DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...