Behgjet Pacolli, president i AKR-së, thotë se partia që ai udhëheq është krenare që ka nxitur, mbështetur dhe që ka ofruar një shembull siç është kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Postimin e Pacollit në Fcebook e ka nxitur një vizitë e Kusari-Lilës në SHBA me ftesë të ish sekretares së shtetit Madeleine Albright. Sipas Pacollit, Kusari-Lila nuk është vetëm shembull për Gjakovën, por për të gjithë Kosovën.
“Jam krenar që AKR ka nxitur, ka mbështetur, është përfaqësuar dhe përfaqësohet nga zonja Mimoza Kusari-Lila. Si po e dëshmon ajo edhe para një audience të respektuar në SHBA, me ftesë të ish sekretares së shtetit Madlen Ollbrajt, Mimoza nuk është vetëm një shembull për Gjakovën, por për gjithë Kosovën, madje dhe më gjerë, me atë çfarë ka bërë. E para kryetare komune femër në historinë e Kosovës së re. Më ka prekur rikujtimi i peripetive që ajo ka hequr gjatë dy fushatave zgjedhore. Ne i kemi harruar ndoshta, por ato janë dëshmia ende e freskët e vështirësive që ka një grua dhe një i ri për të ecur para në karrierë, në Republikën e Kosovës. Jam krenar që AKR ka ofruar një shembull si Mimoza! Ne do të vazhdojmë të mbështesim karrierën e të rinjve dhe të rejave në politikë!AKR ka qenë gjithmonë partia që është votuar më së shumti nga të rinjtë dhe gratë!”, ka shkruar Pacolli.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...