Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se Kosova ka nevojë për ecje përpara pa asnjë moment vakumi.
Ai ka kërkuar nga rahovecasit të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re, dhe listën e tyre për deputetë.
“Lista jonë ka njerëz jo të korruptuar, njerëz që e duan qytetarin e vet, e duan punën, e duan Kosovën. Më 14 shkurt festojmë të gjithë, dhe kjo do t’i japë të drejtë Kryeministrit të vazhdojë punën. Kosova ka nevojë për ecje përpara pa asnjë moment vakumi. E pamë se dyert për Kosovën me këtë qeveri janë të hapura kudo”, deklaroi Pacolli.
Këko komente ai i ka bërë në një tubim elektoral në Rahovec./arbresh.info/

I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...