Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me raportuesën për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon.
Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se pret që për një kohë të shkurtër, qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.
“Pak minuta më parë arrita në Bruksel, ndërkohë që filluam menjëherë me agjendën shumë të ngjeshur të takimeve bilaterale me përfaqësuesit e Institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Ndër takimet e para, do të doja ta veçoja atë, që edhe qytetarët e Kosovës me të drejtë mund ta presin. Takova Raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar” ka shkruar në facebook Pacolli./arbresh.info.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...