Rreth orës 22:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka mbetur i plagosur një person.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Agon Selmanaj. Njëri prej të dyshuarve shkrepi me armë zjarri në drejtim të Agonit.
Nga informacionet që ka siguruar Indeksonline, Selmanaj është plagosur në këmbë dhe është duke u trajtuar në emergjencën e QKUK-së. Ai është jashtë rrezikut për jetë.
Së bashku me të plagosurin ishte edhe vëllai i tij, Ndue Selmanaj. Ata janë sulmuar nga tre persona.
Shkaqet e sulmit ende nuk dihen. Ndërsa, Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. /Indeksonline

Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit