Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala, tha sot se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të diskutojnë të premten në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, të cilat nuk kanë gjetur zbatim deri më tani, si Bashkimi i komunave me shumicë serbe dhe sektori i energjisë.
Shala për mediumin serb “Beta” tha se Vuçiq dhe Thaçi pritet që të kenë takime të rregullta për të rënë dakord mbi hapat e mëtejshëm në funksion të strategjisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor.
Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë një zgjidhje për dy vjet, raporton “Beta”.
Ai kujtoi se dialogu teknik midis Beogradit dhe Prishtinës është në zhvillim e sipër dhe se të dy presidentët presin një rikapitullim të gjithçkaje që është rënë dakord deri tani.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini do të presë një takim mes Vuçiqit dhe Thaçit më 23 mars në Bruksel, në vazhdimin e Dialogut të Brukselit.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...