Dy persona kanë përfunduar në spital si pasoj e mbidozës në lëndë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Vitia në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 8:30.
Në banesën e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa gramë substancë narkotike ngjyrë e bardhë, dhe disa gramë narkotikë të llojit marihuanë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 6.3 gram substancë e dyshuar narkotike ngjyrë e bardhë dhe 8.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor pasi që kishin përdorur sasi të tepruar të narkotikëve”, bën të ditur policia.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...