Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Alban Hyseni.
Me rastin e kësaj vizite zyrtare, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë gjithë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar lëvizjen e eskortës sipas itinerarit nga pika kufitare në Vërmicë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...