Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka vizituar efektivët shqiptare që ndodhen në Komandën Rajonale të Perëndimit, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.
Begaj ua uroj atyre vitin e ri 2024, ndërsa fillimisht u takua me kolonel Gabriele Bacca, Komandantin e bazës ushtarake.
Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca, përcjell Arbresh.info.
Presidenti i Shqipërisë, ka shpërndarë pamje gjatë vizitës së tij, ku iu prezantuan edhe armatimet që posedojnë efektivët.
“Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja.
Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.
““Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.
Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë.
Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”. /Arbresh.info/.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...