Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot ne takim deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkroi se me Kamberin kanë diskutuar për problematikat e shqiptarëve në Luginë, teksa theksoi se nuk do të heq dorë nga lobimi për të drejtat e shqiptarëve atje, shkruan Arbresh.info.
“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, tha Begaj.
Ndërsa Kamberi shkroi se nga Begaj ka kërkuar vëmendjen më të shtuar të Shqipërisë ndaj provokimeve të fundit në Bujanoc.
“Një diplomaci aktive shqiptare do të kontribuonte në sensibilizimin e çështjes së Luginës në arenën ndërkombëtare, ndërsa një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...