Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar masakrën e Reçakut e cila u krye 27 vjet më parë nga forcat serbe.
Ai teksa përmend faktin e pamohueshëm që denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë, theksoi se kjo masakër nuk mund të harrohet, dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.
“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht. Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, ka shkruar Begaj.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale