Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në seancën solemne për nder të 25 – vjetori të çlirimit të Kosovës tha se në përvjetor të tillë të shenjtë për shqiptarët, përulemi para figurave të shquara.
“Sot nderojmë Adem Demaçin i palodhur në betejën e tij në burgjet e Jugosllavisë. Sot përulemi para familjes Jashari, sot nderojmë Adem Jasharin legjendën e lirisë. Liria nuk është dhuratë ajo duhet të mbrohet. Shqipëria hapi zemrën për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat të dëbuar nga regjimi i Millosheviqit”, tha Begaj.
Begaj tha se NATO ndaloi spastrimin etnik dhe i dha shpirt një populli që iu mohua liria.
Presidenti shqiptar tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë qe të jemi bashkë.
“ Dy shtete një komb një gjak një shqiponjë dykrenare, shqiptarët kanë nevojë për të forcuar kohezionin e saj. Ne kemi nevojë më shumë se kurrë që të jemi bashkë. Nuk mund të lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt. Sot ne përballemi me përpjekje për ta penguar shtetin e Kosovës, kauza e Kosovës nuk ka përfunduar jemi të palëkundur në kauzën tonë. Kosova nuk është vetëm nuk do të jetë vetëm Kosova është një histori suksesi. Gëzuar ditën e çlirimit”, përfundoi Begaj./Arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...