Presidenti Bajram Begaj, nga Azerbajxhani ku po zhvillon një vizitë zyrtare, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakortësuara në forumet ndërkombëtare.
Kreu i Shtetit, Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, fillimisht theksoi se Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor, shkruan ATSh.
“Me Presidentin Aliyev, u ndalëm dhe në çështje me rëndësi në politikën e jashtme. Ndoqa me vëmendje bisedimet e fundit në Uashington mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor, të ndërmjetësuar nga partnerë të besueshëm. I shpreha Presidentit Aliyev se Shqipëria ka mbështetur gjithnjë integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezoultave të Këshillit të Sigurimit”, tha Begaj, i cili më tej ktheu vëmendjen tek tensionet në veriun e Kosovës.
“Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndim dialogu është shumë i rëndësishëm që ta shohim njëri tjetrin, jo mes mërive të së djeshmes, por ta shohim njëri tjetrin përmes mundësive të së ardhmes”, theksoi Begaj.
“Shpreha bindjen se stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor është elementë i domosdoshëm. Kosova e Serbia janë palë negociuese për zgjidhjen e çdo mos marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit. Respektimi i marrëdhënieve të dakortësuara nga palët, si mes tyre dhe në forumet ndërkombëtare duhet të jetë pikë orientimi drejt paqes së qëndrueshme”, nënvizoi Kreu i Shtetit.
“Prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jetë busulla e orientimit të mbarëvajtjes së marrëdhënieve bilaterale dhe rajonale. Sa më shpesh të ndodh diçka e tillë aq më dobiprurëse do jetë për popujt tanë”, tha Begaj gjatë fjalës së tij.
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...