Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.
Në takimin e tyre, Begaj ka vlerësuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve, ndërsa ka kërkuar që Vietnami ta rishikoj qëndrimin sa i për ketë njohjes së Kosovës dhe mbështetjes për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përcjell Arbresh.info
“Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.
“Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë./Arbresh.info
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...