Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka çmuar kontributin e grave në proceset e shtet ndërtimit duke përfshirë periudhën e luftës e deri te pozitat e udhëheqësisë shtetërore.
“Historia shqiptare ka parë se gruaja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, në të gjitha sferat e jetës. Edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes se gruas në te gjitha proceset. Kosova ka pasur dy presidente gra ne 15 vjeçarin e parë të Pavarësisë së vendit”, ka thënë Begaj.
Tutje ai ka thënë se gratë në të kaluarën kanë bartur barrën më të madhe të konflikteve.
“Gratë kanë bartur barrën më të madhe të konflikteve, duke bartur barrën e poshtërimit e spastrimit etnik. Ky forum shërben jo vetëm si kujtesë kolektive, duke ndarë historitë e shkuara, por edhe është një burim shprese për një te ardhme ku gruaja e forcon paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Begaj, raporton RTKlive.
Presidenti shqiptar ka përmendur arsimimin dhe edukimin e grave, si mjetet nëpërmjet të cilave fuqizojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre.
“Lufta për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas kërkon angazhim të të gjithëve, le t’i kujtojmë vuajtjet dhe dhunën ndaj grave shqiptare, nga pushtuesi serb, dhe krimi nuk duhet të mbetët i pandëshkuar”, ka thënë Begaj.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...