Bedrija Ejupagić emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit

20:04 | 14 Maj 2026
E.H

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kurti e uroi Ejupagić për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale