Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë.
Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar po nga ky institucion, tha ai në Kanal 10.
Sipas tij, ndërtimi i urës kishte qenë i planifikuar edhe në buxhetin e Komunës, mirëpo, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte mjetet e nevojshme financiare, projekti është realizuar nga niveli qendror.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media