Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas dështimit edhe për herën e dytë të partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar qeverinë, tha se tashmë është koha për një qeveri që punon.
Ai tha se qytetarët tashmë duhet ta kthejnë stabilitetin institucional përmes votës, ndërsa tha se presidentja Vjosa Osmani duhet të caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë.
“Dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike. Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore”.
Hamza tha se sot “e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja”.
“Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur. Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme. Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon”, shkroi ai.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...