Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër COVID-19.
BE-ja përmes një deklarate ka ftuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve të punojnë së bashku, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk është koha për antagonizma politik ose institucional por për unitet politik.
“BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në deklaratën e e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë.
Deklaratë e Përfaqësueses së Posacme të BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë: BE-ja ?? qëndron bashkë me Kosovën ?? dhe fton të gjithë udhëheqësit e institucioneve të punojnë së bashku pic.twitter.com/Rl3p1H8ugC
— Danijela Barisic (@danijelabarisic) March 24, 2020
Gjatë ditës edhe ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë bërë thirrje që institucionet t’i japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës.
“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundërCOVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre./arbresh.info/
Vendet e QUNIT-it: Jepni përparësi luftës kundër COVID-19, e jo politikës
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim