Zyra e BE-së në Kosovë ka ngritur si shqetësim siç thonë ata çështjen e mungesës së vazhdueshme të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 20 maj për mosmarrëveshjen lidhur me tokën në Deçan.
“BE-ja është e shqetësuar me mungesën e vazhdueshme të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 20 maj për çështjen e mosmarrëveshjes për tokën në Deçan. Vendimet e autoritetit më të lartë ligjor të Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen. BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të respektojnë sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë. BE-ja dënon çdo veprim që synon të bllokojë qasjen ose përndryshe të pengojë jetën në Manastirin e Deçanit”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...